Kapet me pistoletë “TT”, në pranga 32-vjeçari në Shkodër

27/06/2018 12:38

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër pasi lëvizte me pistoletë pa leje.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Arsen Ohri, 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, këtij shtetasi ju gjet në një çantë dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA