Tifozë të Brazilit, brez pas brezi
15/06/2018 17:08
Clovis Fernandes ka qenë padyshim një emblemë e tifozerisë braziliane në Kupa e Botës. Ai nuk mungoi për 7 të tilla, nga viti 1990, deri në vitin 2014.
Në vitin 2015, për shkak të një sëmundje të rëndë, Clovis Fernandes ndërroi jetë, duke mos arritur ta shikojë Brazilian e Neymar në finalet që kanë startuar këtë javë në Rusi.
Por amanetin e Clovis e kanë mbajtur gjallë dy djemtë e tij, Frank e Gostavo, që nuk kanë munguar të shfaqen në Rusi, me kupën simbol, me të cili shquhej në tribuna babai i tyre.
Top Channel