Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë qenë të ftuarit e Bundestagut Gjerman, në takimin e 23-të ndërkombëtar të Berlinit.

Kreu i Shtetit dhe ish-kryeministri kanë zhvilluar takime të nivelit të lartë në kryeqytetin gjerman, ku fokusi kryesor ishte vendimi I 28 qershorit për Shqipërinë, për çeljen e negociatave.

Në fjalën e tij të rastit, si i ftuar nderi në takimin vjetor të Berlinit, presidenti Meta tha se pret një përgjigje pozitive në fund të këtij muaji.

“Shqipëria ka bërë progres në drejtim të procesit të integrimit europian. Vetëm dy javë na ndajnë nga vendimi i rëndësishëm që pritet të merret nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne lutemi që ky vendim të jetë pozitiv si për ne, ashtu edhe për fqinjin tonë Maqedoninë. Brenda kësaj lutjeje qëndron dhe vetëdija e plotë për punën akoma më të madhe që duhet të bëjmë për të rritur cilësinë dhe standardet në të gjitha fushat e politik bërjes. Çelja e negociatave do të ishte një shtysë inkurajuese për adresimin edhe më të fort të prioriteteve kyçe”, u shpreh Meta.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha dhe kreu i republikanëve Mediu, janë takuar me deputetë të Bundestagut gjerman dhe zyrtarë vendas, ku kanë diskutuar për situatën në Shqipëri dhe mundësinë e hapjes së negociatave nga BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA