Të shëmtuarën e ndërron dhe kërkon diçka tjetër, por kur diçka është e turpshme, ajo nuk gëlltitet dot. Kështu ishte Kombëtarja, në të parën ndeshje kur luante si e barabartë me Kosovën, motrën e vogël.

90 minuta ku Kosova bëri Shqipërinë, 90 minuta ku Shqipëria nuk ishte.

Për të vlerësuar skuadrën, paraprakisht duhet të flasim për trajnerin, që emrat e skuadrës i ka parë në internet, kurse pozicionet ua ka mësuar gjatë kohës që udhëtonin për në Zvicër.

Asnjë prej futbollistëve në pozicionin e duhur, për më tepër kishte prishur edhe raportet, që kësaj skuadre i janë dashur vite t’i vendoste: të mbrohet mirë dhe të kundërsulmojë.

FOTO GALERI
2/13
VESELI-GJIMSHITI - Mbrojtja ishte krejtësisht e paorientuar, me dy futbollistë që e njohin njëri-tjetrin vetëm si emra, por jo si pozicione në fushë. Veseli vinte pas një dëmtimi të gjatë, ndërkohë që Gjimshiti nuk mund të bëjë dot Mavrajn, për të shtyrë topin përpara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA