24/05 15:52
Pasi humbi finalen e Champions Leagues, Liverpooli nuk ka kohë të qajë, pasi është hedhur menjëherë në merkato për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Kështu pasi kanë humbur mesfushorin turko-gjerman Emre Can, që u largua si lojtar i lirë, ‘the reds’ e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Mediat angleze kanë raportuar se Liverpooli ka arritur akordin me mesfushorin brazilian të Monacos, Fabinho, që pritet të zërë vendin e Emre Can në formacionin e Klopp.
Anglezët do të derdhin plot 50 milionë euro në arkat e skuadrës nga Principata, për të marrë shërbimet e brazilianit, që pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, me 6 milionë euro në sezon.
Top Channel