Turma e protestuesve të opozitës, janë zhvendosur tashmë pranë Ministrisë së Brendshme, ku po protestojnë duke kërkuar largimin e ministrit Fatmior Xhafaj.
Burimet raportojnë se vetë ministri ndodhet brenda godinës së Ministrisë në këto momente, e cila është e rrethuar edhe nga nëj kordon i përforcuar policie.
Protestuesit vijojnë të hedhin tymuese drejt hyrjes kryesore të Ministrisë së Brendshme, ndërsa pavarësisht tentativave për të çarë kordonin e policisë, situata duket ende nën kontroll.
Ndërkohë, aktualisht nëj numër i konsiderueshëm i forcave speciale, janë duke u afruar për të përforcuar kordonin policor dhe për të mbajtur perimetrin e sigurisë së godinës së Ministrisë së Brendshme.
Kujtojmë që para në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ protesta kaloi qetësisht, pasi u regjistruan vetëm disa tymuese të hedhura dhe disa shtyrje mes turmës dhe kordonit të policisë.
Top Channel