24/11 22:56
Të paktën 94 persona kanë ndërruar jetë prej tetorit të vitit të kaluar nga sëmundja e difterisë në Jemen.
Përmes rrjetit social “Twitter” Organizata Botërore e Shëndetësisë, bën me dije se në 20 prej 23 qyteteve në Jemen janë regjistruar 1.800 raste të dyshuara të difterisë.
Kjo sëmundje e rëndë ngjitëse që shfaqet me pezmatim të grykës, të mukozës së fytit e të hundës. Ajo kryesisht prek fëmijët dhe mund të shkaktojë një epidemi shkatërruese nëse nuk kontrollohet.
Top Channel