24/11 09:50
Një modele e re italiane është dënuar me burg pasi postoi një mesazh racist kundër rumuneve në Facebook.
22-vjeçarja Michela Bartolotta do të vuajë një dënim 4-mujor për këtë postim: “Nuk do të merrem vesh kurrë me rumunet, të përdala, kujdestare, vijnë erë dhe nuk kanë edukatë. Herët a vonë, do ju shuaj fare”.
Edhe pse kërkoi falje më vonë, modelja u denoncua nga Qendra e Asistencës së Rumunëve në Itali.
Michela organizoi madje edhe evente për mikpritjen e rumunëve, duke dhuruar edhe karta telefoni për t’i shpëtuar burgut, por denoncimi nuk u rrëzua.
Postimi është shkruar në maj të vitit 2014, por vetëm tani është zyrtarizuar dënimi me burg për modelen.
Top Channel