25/11 16:24
Po ju prezantojmë me “Barbie-n e vërtetë aziatike”, e cila ka një makinë sportive rozë, një tatuazh me të shkruar “Barbie” në kurriz dhe një qen rozë.
25-vjeçarja ka bërë ndërhyrje për një zmadhim masiv të gjoksit, për t’i ngjarë sa më shumë kukullës.
“E dua shumë Barbie-n. Gjithmonë kam luajtur me këto kukulla kur isha e vogël dhe doja gjithçka në ngjyrë rozë. Nisa të lyeja edhe flokët rozë. Njerëzit më thërrisnin Barbie. Tani jam e varur për t’u dukur si Barbie”, tregon Catherina, vajza nga Indonezia.
25-vjeçarja ka rreth 120 000 ndjekës në rrjetet sociale.
Top Channel