Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër
Edhe publiku shqiptar, sikurse ai në mbarë botën ka pritur me padurim premierën më të re me superheronj nga Marvel. ‘Avengers-Infinity War’ mbushi sallat e kinemave Imperial gjatë premierës së shfaqur mbrëmjen e së enjtes.
U vendosën në rresht superheronjtë e Marvel: që nga Hulk, tek Spider Man, Iron Man e shumë figura të tjera, pjesë të albumit me heronj të mirë dhe të këqinj.
Janë ata që përbëjnë kapitullin e tretë të kësaj sage të “Avengers”, ku nuk mungon Tanosi i tmerrshëm dhe një larje hesapesh me të, i gatshëm të shkatërrojë planetet dhe njerëzimin.
Një kast aktorësh të zgjedhur nga më të paguarit, të gjithë për një film që pretendon rekord shikueshmërie dhe arkëtimesh. Superheronj që shpëtojnë botën, e që bashkë me të shpëtojnë edhe Hollivudin me arkëtimet marramendëse.
Ritem, aksion, ironi, efekte speciale, femra të forta dhe luftëtare, krenari afro-amerikane përmes heroit të Black Panther, të gjitha këto në një emërues të përbashkët: superheronjtë e ‘Avengers-Infinity War’.
Top Channel