Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha në komisionin e Jashtëm parlamentar se rruga para e Shqipërisë tashmë është vendimi i rëndësishëm i qershorit, për të cilën diplomacia shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me vendet e BE.
Ai tha se qeveria nuk ka iluzione, se “na zgjidhen problemet sapo të hapen negociatat”.
“Ky nuk është një proces qe ka të bëjë vetëm më qeverinë Rama dhe maxhorancën por me gjithë shqiptarët, ndaj shpreh keqardhje për mungesën e PD në komision. Ftesa jona mbetet e hapur për bashkëpunim dhe për çdo nevojë të tyre ne mbetemi në dispozicion”, tha Bushati.
Përsa i përket vendimit të qershorit ai tha: ‘Dihet që vendet anëtare do të shqyrtojnë raportin e KE dhe gjithashtu do të shqyrtojnë strategjinë e zgjerimit të publikuar nga KE. Jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitha vendet anëtare, nuk besoj se do të jetë proces i lehtë. Siç dihet vendimi i BE në nivel ministrash e pastaj kryetarësh qeverive duhet të jetë unanim, ku çdo vend ka peshën e tij. Kemi punuar që në fillim të vitit me vendet anëtare, ka vende që në këto momente kanë shprehur hapur mbështetjen, dhe vende që kërkojnë më shumë informacion, kohë dhe bindje për të marrë një vendim në lidhje me Shqipërinë”, bëri të ditur Bushati.
Samiti i Sofjes tha ministri do të arrijë në konkluzione të rëndësishme për procesin, duke e renditur si samitin e parë për vendet e Ballkanit Perëndimor që nga ai i Selanikut në 2003. Fjala kyçe do të jetë ndërlidhshmëria e vendeve të rajonit.
Referuar kreut të PD-së Lulzim Basha në takimin me deputetë holandezë, Bushati e cilësoi si “ndonjëri që vjen për drekë si fanti spathi dhe vë kasetën dhe ikën”
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një seancë dëgjimore lidhur me Raportin e Komisonit Europian për Shqipërinë 2018 dhe perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE.
Top Channel