Kreu i shtetit Ilir Meta dhe stafi i Presidencës kanë dhuruar gjak në Ditën Botërore të Talasemisë. “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë”, është apeli i presidentit Meta.
“Të dhurojmë gjak, si akt humanizmi e solidariteti për personat që kanë më shumë nevojë për të. Të gjithë së bashku të mposhtim indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë. Shoqëria jonë ka nevojë të nxisë veçanërisht vullnetarizmin në dhurimin e gjakut. Të motivojmë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë për dhurimin e gjakut”, tha Meta.
Ai kërkoi të bëhen përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e trajtimit të pacientëve me talasemi, duke kërkuar që shoqëria të jetë më pranë fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.
Presidenti Meta i akordon Shoqatës së Talasemikëve Shqiptarë titullin “Për merita të veçanta civile”.
Top Channel