25/11 22:20
Stërvitja më e madhe të cilën NATO-ja do ta zhvillojë me shtatë aleatë në Detin e Zi, “Mburoja e Detit 2018”, ka filluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.
Sipas të dhënave të siguruara nga burime të NATO-s, stërvitja zhvillohet mes datave 6 dhe 9 maj, ndërsa marrin pjesë Turqia, Spanja, Bullgaria, Rumania, Britania e Madhe, SHBA dhe Greqia.
Në kuadër të Grupit Detar të Përhershëm të NATO-s Nr.2, në stërvitje janë përfshirë tre avionë stacionarë detarë, pesë avionë luftarakë dhe 21 anije, raporton Anadolu Agency.
Brenda këtij viti, NATO-ja planifikon të realizojë 106 stërvitje, ndërsa pritet që aleatët e saj të marrin pjesë në rreth 180 stërvitje kombëtare dhe shumëkombëtare.
Top Channel