Një person ka humbur jetën teksa tentoi të bënte një selfie me një ari të plagosur, ndërsa miqtë e tij kanë filmuar të gjithë ngjarjen me celular. Video është publikuar nga mediat britanike, që zbulojnë se ngjarja ka ndodhur në provincën Nabarangpur në Indi.

I riu Prabhu Bhatara kthehej nga një festë me miqtë e familjarët tij dhe kish ndaluar në anë të rrugës për të kryeyer nevojat fiziologjike kur ka parë kafshën e plagosur. Burri nxitoi të bënte një selfi me celular, edhe pse miqtë e këshilluan të mos e ngacmonte kafshën e lënduar. Ariu e ka sulmuar mënjehërë sapo i riu është afruar. Video nuk tregon momentet finale, por kafsha e plagosur nuk e ka lëshuar të riun derisa i mori jetën, pavarësisht ndërhyrjes së një qeni që i erdhi në ndihmë njeriut.

India është vendi me numrin më të madh të vdekjeve të personave që bëjnë selfie. Statistika sipas mediave britanike është regjistruar që nga viti 2014 dhe76 vdekje janë regjiatruar vetëm në Indi nga 127 në të gjithë botën.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel