Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik

12/10/2026 12:20

Dy profesorët amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2026, për zhvillimin e modeleve të reja ekonomike që ndihmojnë qeveritë dhe bankat qendrore të përballojnë goditjet e jashtme dhe të stabilizojnë ekonominë.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi fituesit të hënën, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Stokholm.

Sipas akademisë, puna e dy ekonomistëve ka kontribuar në përmirësimin e mënyrës se si institucionet publike kuptojnë dhe menaxhojnë luhatjet ekonomike, duke ndihmuar në zbutjen e periudhave të rritjes së shpejtë dhe të rënies së aktivitetit ekonomik.

“Fituesit na kanë ndihmuar të zbusim kulmet dhe rëniet e ekonomisë”, thuhet në deklaratën e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Modelet ekonomike të zhvilluara nga Hall dhe Woodford synojnë t’u japin politikëbërësve mjete më të mira për të analizuar ndikimin e goditjeve të jashtme dhe për të hartuar politika që ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

Top Channel