Liverpooli siguroi finalen e Championsit mbrëmjen e të mërkurës, pasi eliminoi Romën me rezultatin e përgjithshëm të të dy takimeve 7-6.

Natyrisht që përveç gëzimit legjitim të tifozëve të ‘The reds’ në të gjithë globin, ka arsye të festojë edhe ylli i basketbollit, LeBron James.

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers vendosi që në vitin 2011 të investojë një shumë të vogël të pasurisë së tij, për të blerë 2% të aksioneve të klubit anglez, kundrejt shumës së 6.5 milionë dollarëve.

Gjithsesi, sipas revistës Forbes, vlera e klubit anglez erdhi në rritje që nga ai vit dhe arriti kulmin me kalimin në finalen e Championsit, duke shkuar në 1.6 miliardë dollarë.

Natyrisht që LeBron ka bërë një biznes të vërtetë, kur mendon se ato 2% të aksioneve që ai ka blerë, tashmë kushtojnë rreth 32 milionë dollarë, pra 5 herë më shumë sesa shpenzoi basketbollisti fillimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA