Gjigantët britanikë të shitjeve, bisedime për shkrirje

29/04/2018 04:31

Bisedimet për shkrirje mes zinxhirëve britanikë të supermarketeve Sainsbury dhe Asda kanë hyrë në një fazë të avancuar, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve ndaj planit.

Sainsbury’s dhe Asda, kjo e fundit dega britanike e Walmart, janë supermarketet e dytë dhe të tretë më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar. Kombinimi i tyre do të formonte një grup me 2800 dyqane dhe do të përfaqësonte 30% të tregut, ngjashëm me Tescon, liderin e tregut britanik.

Ekspertët thonë se shkrirja e të mëdhenjve duket se po shndërrohet në një fenomen jo vetëm në britani, pasi tregu është tronditur nga supermarketet lowcost si Aldi apo Lidl. Megjithatë, dy kolosët e supermarketeve e kuptojnë që autoriteti i konkurrencës dhe tregjeve do të ketë pyetje serioze për t’i bërë pasi krijimi i një kolosi të tillë sjell padyshim në mendje fjalën monopol.

Mediat shkruajnë se në rast se shkrirja lejohet, Sainsbury e kupton që do ti duhet të mbyllë dyqane dhe 30% i tregut duket një objektiv i largët. Dy markat Sainsbury dhe ASDA do të ruhen si emra, pasi ata kanë klientë të ndryshëm dhe përbëjnë një bashkim interesant gjeografik, me ASDA më ët fortë në veri dhe Sainsbury në jug.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA