Ndotja e Drinit, nis dezinsektimi, por jo në të gjithë zonën

28/04/2018 12:11

Ndotja e lumit Drin është jo vetëm një problem mjedisor, por edhe burim dhe vatër insektesh. Një gjë e tillë përbën shqetësim për qytetarët dhe bizneset që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë.

Kjo ka qenë arsyeja që për të dytin vit po kryhet dezinsektim për Lezhën dhe Shëngjinin. Nëndrejtori i Shërbimit Publik të Lezhës Besmir Frroku shpjegon situatën dhe nisjen e këtij procesi.

“Normalisht i kemi identifikuar, procesi i identifikimit fillon që nga fillimi i muajit mars, që fillon ngrohja e kohës. Aty nisim procesin e identifikimit ku janë vatrat e mushkonjave, bëhen projektet në bazë të këtyre hartave, që i çohet ministrisë. Kemi mbaruar pjesën e Shëngjinit në disa zona specifike, pjesën e Lezhës”, tha Besmir Frroku.

Pavarësisht problemeve, plazhi vazhdon të jetë i papërfshirë në zonat për dezinsektim.

“Dhe Tale është plazh që frekuentohet shumë nga turistët. Për këtë vit akoma nuk është futur, sepse vazhdojmë akoma me kontratën që ka lidhur ministria me firmën para dy vitesh, është një zgjatje e kësaj kontrate”, tha ai më tej.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA