“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron platformën e propozuar nga Qeveria për bisedimet me Serbinë si të varfër dhe pa parime, ndërsa Vetëvendojse shkon më tej me kritikat e saj.
Vetëvenndosje thotë se platforma cenon interesat e Kosovës dhe përjashton mundësinë që kjo forcë politike të bëhet pjesë e kësaj.
“Nëse e shqyrtojmë përmbajtjen e këtij konsensusi dhe aty dalin projekte që janë në kundërshtim me interesin e vendit atëherë Vetëvendosje nuk merr pjesë”, deklaroi deputeti i VV, Glauk Konjufca.
Sipas tij, dialogu me Beogradin është adresuar keq që në fillim.
“Nuk duhet të shkojmë përtej kompromiseve të shtetit. Serbia kërkon të imponojë një fazë të re të kompromiseve”, thotë ai.
Top Channel