Dy ngushticat strategjike të botës nën presion, Hormuzi dhe Bab el-Mandeb kërcënim i madh për tregtinë globale 11/09 13:29
Një këngëtare vetëm 24 vjeç dhe shtatzënë është vrarë me armë zjarri pasi nuk ka kërcyer për një nga të pranishmit në koncert.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pakistan, duke sjellë edhe reagimin e qytetarëve të cilët janë ngritur në protesta.
Samina Samoon ishte e ftuar në një ceremoni festive. Pamjet tregojnë dy persona në gjendje të dehur të cilët i hedhin para këngëtares, ndërsa njëri i kërkon të kërcejë për të. Mosplotësimi i dëshirës së tij ka bërë që të nxjerrë armën dhe të vrasë 24-vjeçaren shtatzënë.
Policia ka vënë në pranga një person që dyshohet si autor i kësaj ngjarje.
Top Channel