
U njohën brenda shtëpisë së Big Brother, u dashuruan aty, madje si asnjëherë më parë në një reality show në Shqipëri, edhe u martuan brenda shtëpisë.
Eshtë fjala për Fotininë dhe Danjelin, fituesit e edicionit të fundit të Big Brother, ku si për çdo çift tjetër që është krijuar brenda kësaj shtëpie edhe ata nuk i kanë lënë pa aluduar për ndarje.
Këtë herë, aludimet kanë ardhur pasi çifti menaxhonte një llogari në “Instagram” “La Fo Da”, e cila është mbyllur së fundmi dhe fansat e tyre nisën të aludojnë menjëherë.
Por për t’i dhënë përgjigje ka menduar vetë Fotinia, e cila ka folur në një video “live” së bashku me mikeshën e saj Xhenin, një tjetër banore e Big Brother 9.
Fotinia ka hedhur poshtë aludimet, duke thënë: “Nuk jemi ndarë. Unë dhe Danjeli nuk ndahemi”.
Top Channel