Edhe pse pozicioni i tij nën shenjen e pikëpyetjes pas skandalit të të dhënave, Mark Zuckerberg këmbëngul se mbetet personi i duhur për të drejtuar rrjetin më të madh social të botës.

Kur krijon diçka si Facebooku, një projekt i pashembullt në botë, do të mbërrijë një pikë që gjërat gjërat padyshim edhe do të komplikohen, u shpreh 33-vjeçari.

“Por ajo që unë mendoj se njerëzit duhet të na konsiderojnë përgjegjës është sesa do të arrijmë të mësojmë nga gabimet tona”, shtoi ai.

Përpos të qenit shef ekzekutiv, Zuckerberg është gjithashtu anëtar i bordit të kompanisë. I pyetur nëse pozitat e tij janë vënë në diskutim, ai u përgjigj: “jo per aq sa di unë!”.

Facebooku vetë e pranoi së fundmi se Cambridge Analytica, firma e të dhënave e lidhur me fushatën e Donald Trump, mund të ketë pasur informacion mbi gati 87 milionë dollarë përdorues të rrjetit social pa dijeninë e tyre.

Deri më tani shifra ishte llogaritur në 50 milionë dollarë. ky skandal, bashke me përhapjen e lajmeve të rreme dhe propagandës, ka bërë të ngrihen shumë pyetje mbi aftësinë e Zuckerbergut për të drejtuar një kompani, e cila sipas disa zërave, është rritur përtej kontrollit te tij.

Pavarësisht fiaskos të madhe të Cambridge Analitica-s, apologjive pafund dhe pranimit të mungesës së gjykimit, asnjë person i vetëm nuk është shkarkuar nga radhët e Facebook-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA