David De Gea është shumë pranë rinovimit me Manchester United. Sipas medias britanike, portieri spanjoll do të nënshkruajë kontratën e re me “Djajtë e Kuq” përpara fillimit të Botërorit të Rusisë.

Mësohet se kjo kontratë do të shoqërohet edhe me rritje pagë në 350 mijë Paund në javë për De Gean që do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar te Manchester United as Alexis Sanchez që paguhet me 505 mijë Paund në javë.

Gjithnjë sipas medias britanike, bisedimet mes drejtuesve të klubit anglez dhe portierit 27-vjeçar do të nisin gjatë këtij muaji dhe te United janë të bindur se De Gea është gati të qëndrojë edhe për shumë kohë në Old Trafford, pavarësisht zërave spekulativë për kalimin te Reali i Madridit që po e rrethojnë prej kohësh.

Media britanike thekson se De Gea ndihet mirë tek skuadra e Manchester united pavarësisht sezonit zhgënjyes të kësaj skuadre në Premier League.

Kontrata aktuale e tij skadon verën e ardhshme por Manchester united ka opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër. Por klubi anglez nuk dëshiron të privohet prej tij në asnjë moment dhe për këtë arsye po punon që të mbledhë sa më shumë të ardhura që t’i sigurojë spanjollit rritjen e pagës. aktualisht De Gea që konsiderohet si portieri më i mirë në botë, përfiton një pagë prej 210 mijë Paund në javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA