Bayerni i Mynihut shkatërroi Borusian e Dortmundit me rezultatin e thellë 6-0 në ‘Allianz Arena”, duke prekur titullin kampion, pasi diferenca me Schalke 04 e vendit të dytë është 16 pikë, ndërsa në lojë janë vetëm 18 të tillë.

Në klasiken e futbollit gjerman, skuadra e Heynckesit nuk e diskutoi aspak fitoren, madje mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shënuar plot 5 gola.

Sulmuesi polak Lewandowski shënoi 3 herë ndaj ish skuadrës së tij, duke marrë topin në shtëpi, ndërsa Rodriguez, Muller dhe Ribery shkruan emrin në listën e golshënuesve, për të kompletuar fitoren tenistike.

Tashmë Bayerni është vetëm një pikë larg të shpallurit kampion edhe matematikisht, gjë që mund ta bëjë që nga java e ardhshme, në transfertën ndaj Augsburgut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA