Monumente kulture pa tapi. Probleme për shtëpitë e vjetra në Gjirokastër

28/03/2018 12:24

Qindra banesa tradicionale në Gjirokastër, mes tyre edhe monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë, nuk kanë certifikata pronësie.

250 kërkesa të depozituara nga qytetarët që jetojnë në këto banesa pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër zënë 1/5 e volumit të përgjithshëm të aplikimeve në këtë zyrë. Sipas kryeregjistruesit Florian Taçi, procedurat duhen lehtësuar, pasi vonesat po pengojnë shit-blerjet, investimet dhe orientimin drejt tregut turistik.

“Është një proces që mbart pak burokraci, për të mos thënë që ka edhe disa tarifa financiare që janë edhe disi të papërballueshme për qytetarët”, shpjegon Taçi.

Certifikat e munguara të pronësisë bëhen pengesë edhe për zbatimin e Ligjit mbi Trashëgiminë Kulturore në rubrikën e subvencioneve dhe restaurimeve të banesave tradicionale.

Arkivat në Gjirokastër janë djegur tri herë, në vitet 1944, 1954 dhe 1997, por ky i fundit ishte pothuajse shkatërrues për dokumentacionin. Një aspekt frenues për procesin ndër vite janë bërë edhe pretendimet e shumë pronarëve mbi të njëjtën pasuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA