Tregu i kafshëve të gjalla në Rrogozhinë prej 27 viteve funksionon në kushte skandaloze. Këto kushte nuk kanë ndryshuar as pas njoftimit se bagëtitë e imta mund të eksportohen në Serbi me certifikata sanitare nga Shqipëria.
Ky treg është një nga disa prej tregjeve ku tregtarët mund të furnizohen edhe për eksport. Por kushtet në treg nuk japin shumë shpresë për eksporte.
Në këtë treg ku mbizotëron balta nuk përmbushet asnjë nga kriteret e sigurisë dhe nga pamjet duket qartë se ky treg mund të jetë shumë lehtë një vatër sëmundjesh.
Tregtarët ankohen për kushtet në të cilat punojnë dhe thonë se autoritetet duhet të marrin masa.
Në të gjithë Shqipërinë funksionojne rreth 30 tregje të kafshëve të gjalla, ndërsa në tregun e Rrogozhines nuk është investuar asnjëherë ndërsa bashkia është gjobitur me 3 milionë lekë për shkeljen e kushteve higjienike.
Top Channel