Pa rampa, të izoluar në qytet/ Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë akses në autobusë, taksi e institucione

24/09/2026 20:43

Personat me aftësi të kufizuara prej vitesh janë ende në kërkim të rampave.

“Ndaj na shikoni kaq pak në rrugë, sepse shoqëria na ka izoluar me barrierat e saj”.

Një person me aftësi të kufizuara ndihet i përjashtuar, pasi pamundësia për të aksesuar mjetet e transportit i privon nga gjithçka.

“Nuk ngjitem dot në autobus, flotat e taksive nuk kanë mjete të posaçme për ne. Po kështu, një i huaj që vjen në aeroport nuk vjen dot në Tiranë. Por edhe nëse dua të shkoj me pushime në Vlorë”.

Në Tiranë situata është disi më ndryshe, por në qytetet të tjera rampat mungojnë plotësisht.

“Nuk lëvizim dot në trotuare të ngushta, në institucione mungojnë”.

Përjashtim bëjnë shkollat e reja që janë ndërtuar dhe disa qendra shëndetësore, të cilat kanë vendosur rampa.

Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara u diskutuan në një tryezë me temë përjashtimi në pjesëmarrje, të drejtat e pasagjerëve me aftësi të kufizuara në transport.

Top Channel