Artisti shqiptar Mikel Temo vjen për publikun me një ekspozitë të ndarë në 3 kohë dhe qytete të ndryshme, Tiranë, Paris dhe Vankuver
Tiranë, Paris, Vankuver është itenerati artistik që përshkruan nëpërmjet ekspozitës me të njëjtën titull artisti Mikel Temo. Një ekspozitë e ndarë në tre kohë dhe hapësira të ndryshme, në të cilat ai është formësuar. Sigurisht që vendi që do t’i uronte çdo artisti është Parisi. Vendi në të cilën ai u pasurua.
“Unë shkoja nga një vend si Shqipëria që sapo kishte dalë nga diktatura. Dhe pastaj pas një stabilizimi u kthye në një pasuri. Vazhdimisht shkoja në Luvër, në muzetë Orsei dhe vazhdimisht kjo reflektohej në punën time”, u shpreh Mikel Temo, artist vizual.
Tirana e pas viteve 90 vjen me kolazhet që janë të etura për liri. Shpesh të frymëzuara nga imazhet e kopertinave të revistave apo asaj cka sillte ekrani i vogël. Piktura, skulptura dhe kolazhe të gjitha me ngjyrat e tokës.
“Mbas viteve 90 Shqipëria fitoi demokracinë. Ne fituam lirinë e të shprehurit deh figura filloi të zhduket pak nga pak nga kuadri derisa u kthye në abstrakte. këtu kemi dy punë që përmbajnë njëlloj figuracioni, por në këtë rast është kolazh”, tha Mikel Temo.
Europa është frymëzimi për çdo artist për shkak të kulturës së pasur, por lirinë ai e gjeti në kontinentin e hapësirave të mëdha. Në Vankuver piktura e tij mori tjetër formë, duke u çliruar edhe në kolorit e dimensione.
“Do ta quaja Kanadanë, një vend perfekt për mua në atë moment. Piktura ime u zmadhua në dimensione . U thjeshtua me elementët me të cilët unë mundohem të shprehem”, shton Mikel Temo.
Dhe pas këtij rrugëtimi destinacioni përfundimtar është Tirana. Duke ju përkushtuar gjithmonë e më shumë skulpturës. Ekspozita e kohëve Tiranë, Paris, Vankuver është e hapur për publikun në galerinë Fab.
Top Channel