Protesta masive, të udhëhequra nga studentët që kërkojnë kontroll më të rreptë mbi armët, po mbahen në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me moton “Marshoni për jetët tona”, këto protesta vijnë pasi 17 persona u vranë në një gjimnaz të Floridës muajin e kaluar.

Gjysmë milion njerëz pritet të protestojnë në marshimin më të madh, atë të Uashingtonit.

Marshime solidarizuese u mbajtën edhe në Londër, Edinburg, Gjenevë, Sidnej dhe Tokio.

Protestuesit kërkojnë të bindin politikanët amerikanë për ndalimin e shitjes së armëve të rënda. Kjo është një çështje që i ndan amerikanët. E drejta për të mbajtur armë ruhet nga amendamenti i dytë i Kushtetutës Amerikane dhe lobi i armëve ka ende shumë ndikim në të tilla vendimmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA