Bundesliga miraton edhe për një vit sistemin VAR

23/03/2018 12:22

Kohë votimesh për Bundesligën gjermane mbi çeshtje të ndjeshme që përfshijnë politikën e aksioneve të klubeve dhe sistemin e videoarbitrimit.

Një maxhorancë prej 36 ekipesh nga Bundesliga e parë dhe Bundesliga e dytë votuan pro të ashtuquajturit  rregulli “50+1”, duke aprovuar kështu një mocion të nisur nga klubi i divizionit të dytë Sent Pauli. Rregulli 50+1 imponon që një skuadër e futbollit gjerman të ketë 50% të aksioneve plus 1, që do ti garantonte çdo individi tjetër apo grupi që të kishte maxhorancën dhe kështu, edhe influencën kryesore.

Bundesliga gjermane u përfshi në një debat të madh kohët e fundit, pasi biznesmeni Martin Kind një kundërshtar i ashpër i rregullit që mbron klubet, mori kontrollin e Hanover. Rregulli “50+1” mori aprovimin e më shumë se 3 mijë grupimeve të tifozëve në mbarë Gjermaninë dhe konsiderohet një fitore për vlerat dhe fuqinë e klubeve ndaj biznesmenëve që kërkojnë vetëm të përfitojnë.

Gjithashtu shumica e klubeve gjermane, votoi në favor të aplikimit të sistemit të videoarbitrimit, ç’ka mban sistemin VAR edhe për nëj vit në fushë, pavarësisht problemeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA