E kishim lënë me fanelën e Italisë, mes lotësh. E rishikojmë të vendosur, sërish në grumbullimin e kombëtares italiane të futbollit.

Gianluigi Buffon u paraqit në konferencën për shtyp në prag të miqësores me Argjentinën me dëshirën për të shuar polemikat në lidhje me thirrjen e tij në përfaqësuese.

“Jemi një vend i çuditshëm. Krijojmë polemika mbi një njeri si unë, pas 25 vitesh që vesh fanelën e kombëtares. Kam kontribuar për Italinë me 7 medalje, që nga skuadrat e moshave. Kam menduar gjithmonë për grupin, kam hequr dorë nga rekordet personale për të mirën e skuadrës. Ky ka qenë gjithmonë roli im”, tha Buffon.

Më pas, 40-vjeçari shtoi me krenari: “Nuk dua të jem problem. Kur më sqaruan se nuk vija për turizëm, e dija që mund t’i shërbej të rinjve që kemi. Jam 40 vjeç, por jam portieri i Juventusit, që nuk është skuadër dosido”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA