Një projektpilot i quajtur “re-wilding”, nismë e një grupi ambientalistësh, synon ripërtëritjen e natyrës në brigjet e Rinit në Holandë dhe frenimin e impaktit negativ të ndërhyrjes së njeriut në zonë.
Nismëtari i tij, Wouter Helmer thotë se, në zemër të kësaj nisme qëndron ideja se njerëzit duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar planetin.
“Projekti, në parim i jep më shumë hapësirë natyrës. Qëllimi i tij nuk është rikrijimi i së shkuarës, por të ndihmojë mjedisin të gjejë një ekuilibër të ri”, tha Ëouter Helmer, nismëtar i projektit.
Qëllimi është praktikisht t’i jepet një dorë natyrës për të kompletuar ciklin e saj, e për ta lejuar pastaj që të kujdeset për veten.
Për këtë arsye, disa lloje kafshësh janë importuar me objektivin të dërgohen në zonë, ku po rriten me qindra pemë të reja, e plot specie kanë nisur të rishfaqen.
Përpjekja e ambientalistëve, e sidomos përfitimet që supozohet të rrjedhin prej saj, u panë fillimisht me skepticizëm.
Por, tani në Holandë, shumë kanë nisur ta shohin Helmerin si një prej pionierëve të përpjekjeve të këtij lloji për mbrojtjen e natyrës, të cilat kanë nisur ngadalë të zënë fill edhe në pjesë të tjera të Europës.
Top Channel