Vjedhja e tokave në bregdet; Frrokaj punësoi në bashki, ish-punonjësen e dënuar

20/03/2018 15:06

Policia i qëndron në derën e shtëpisë kryetarit të Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. Pas seancës së djeshme kur Gjykata vendosi që kryebashkiaku të qëndrojë në arrest shtëpie, ai kërkoi që të dërgohej në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Rile, pjesë e ish-komunës Shën Koll, ku Fran Frrokaj ka qenë kryetar për tre mandate rresht.

Në këtë komunë Frrokaj, kishte punonjëse të administrates Gjelina Baca, edhe kjo e arrestuar per vjedhjen e tokave te Rana e Hedhun. Gjelina, e cila aktualisht mban detyrën e drejtueses së Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë e Lezhës, rezulton se edhe më parë është dënuar. Këtë ajo e pranoi vetë në gjykatë.

Top channel pyeti në Gjykatën e Lezhës ku rezultonte që Gjelina Baca të ishte dënuar më 8 maj të vitit 2014 me akuzën për shpërdorim detyre, akuzë e njëjtë me atë që i është bërë së fundmi.

Dënimi në vitin 2014 ishte me tre vite burg, por më pas është konvertuar në ndalimin e kryerjes së detyrave publike për tre vjet rresht, vendimi është ankimuar në apel, por edhe Gjykata e Apelit në Shkodër e më pas në Gjykatën e Lartë, por pas sukses.

Ky fakt konfirmohet se është në dosjen e prokurorit të çështjes për tokat e Ranës së Hedhun ndërsa pritet të verifikohet procedura se si Gjelina Baca, është bërë pjesë e administrates së bashkisë Lezhë, pas zgjedhjes së Fran Frrokajt si kryebashkiak në vitin 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA