Shfrytëzimi i fëmijëve/ Raporti i CRCA: Mbi 60 mijë janë viktima të dhunës seksuale online në vendin tonë
24/11 12:47
Pa u mbushur një vit nga ndërtimi i rrugës që lidh fshatin Hajdaraj me qytetin e Lushnjes, ky aks rrezikon shembjen.
Rruga u shtrua në korrik të vitit që shkoi me një fond prej 12 milion lekësh, dhe ka nisur të shembet në disa pjesë të saj. Shkak është bërë rrëshqitja e dherave, e cila po rrezikon izolimin e 100 familjeve që jetojnë në këtë fshat.
Banoret akuzojnë firmën ndërtuese që nuk ka zbatuar asnjë parametër teknik dhe nuk ka bërë studim për fizibilitetin e terrenit.
Përfaqësues të bashkisë së Lushnjes thonë se rruga është dëmtuar për shak të reshjve të shumta dhe jo për shak të punimeve jo cilësore. Pasi të mbarojnë reshjet thotë bashkia do të ndërhyet për riparimin e këtij aksi.
Top Channel