Bota është plot me qytete të humbura, shumë prej të cilëve u braktisën duke mbetur një mister.

Kërkimi për qytete të tilla të humbura tërhoqi eksploruesit e aventurave që në shekullin i 15-të, duke çuar në zhvillimin e arkeologjisë! Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë. Qytetet e humbura janë të braktisura për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur.

Në këtë galeri do të shohim 10 qytetet e humbura më të njohura, të cilët janë rizbuluar dhe mund të shkoni edhe t’i vizitoni.

FOTO GALERI
10/10
10. Atlantida - Ndryshe nga pjesa tjetër e qyteteve në këtë listë, Atlantda nuk u gjet kurrë dhe historianët pothuajse unanimisht pajtohen se kurrë nuk ka ekzistuar. Atlantida është përmendur në një alegori për arrogancën e kombeve në veprat e Platonit dhe në këtë alegori ajo përfundimisht zhytet në Oqeanin Atlantik. Pavarësisht nga fakti se shumica janë dakord se qyteti kurrë nuk ka ekzistuar, disa njerëz ende kërkojnë mbetjet e qytetit më të famshëm të humbur në histori, që sipas Platonit ndodhet "përtej shtyllave të Herkulit". Ka shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e Atlantidës, nga ishujt në Mesdhe, ishulli në Evropën Veriore, madje edhe Antarktida përmendet si një vend i mundshëm.

Top Channel