Fëmija i pestë i aktorit 50-vjeçar, ka ardhur në jetë me të dashurën e tij 35-vjeçare Anna Eberstein, me të cilën ka edhe dy fëmijë të tjerë.

Ndërsa dy fëmijët e tjerë të aktorit, kanë lindur nga marrëdhënia e tij me Tinglan Hong, një aktore aspirante me origjinë kineze.

Ka qenë ish bashkëshortja e tij, Elizabeth Hurley, e cila ka dhënë edhe lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së pestë të aktorit: “Hug është bërë baba për herë të pestë. Deri javën e kaluar ai kishte kartë fëmijë, tashmë ka pesë”- ka shkruar ajo.

Më tej, lidhur me jetën e ish bashkëshortit të saj, me të cilin ruan një marrëdhënie të mirë, Elizabeth shprehet: “Hug është një baba i mrekullueshëm, me të vërtetë … me të vërtetë mahnitës, pasi të gjithë këta fëmijë e transformuan atë. E kanë bërë atë një njëri më të mirë”.

Të pestë fëmijët e aktorit jetojnë në dy shtëpi të ndara, por me një distancë të vogël nga njëri-tjetri në Londër.

Tinglan dhe djemtë e saj jeton në një shtëpi e cila kushton më shumë se 1.6 milionë, ndërsa Ana me fëmijët e saj në një shtëpi me vlerë 3.6 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA