Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite nuk kanë qenë asnjëherë të ngrohta, madje dy vendet janë përplasur fort në të shkuarën në luftën për influencë në Lindjen e Mesme.
Por, së fundmi, pjesë e kësaj përplasjeje janë bërë edhe telenovelat.
Rrjeti më i madh televiziv në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, MBC vendosi që të mos transmetojë më asnjë telenovelë turke.
Vendimi është marrë pa dhënë asnjë detaj dhe në rrjetet sociale, ndjekësit e këtyre telenovelave mundohen që të gjejnë përgjigjet, ndërsa nga vetë MBC nuk ka asnjë komunikim zyrtar për këtë hap.
Turqia është vendi i dytë eksportues i telenovelave në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Shikueshmëria e tyre shkon nga Azia Lindore, Lindjen e Mesme, Mesdhe e deri në Amerikën Latine.
Top Channel