Dani Alves i pështirë; fshin hundët me fanelën e Ronaldos

08/03/2018 14:47

Dani Alves pavarësisht vlerave si futbollit, si person ka krijuar më shumë antipati se askush tjetër në botën e futbollit. Pas deklaratave aspak të këndshme për një minutë heshtje për vdekjen e futbollistit të Fiorentinës, Davide Astori, braziliani ka bërë një gjest të shëmtuar ndaj Cristiano Ronaldos.

Mediat spanjolle kanë zbuluar një detaj shumë të shëmtuar në duelin që braziliani pati në ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Real Madrid. Dani Alves ka pastruar hundët e tij dhe më pas dorën e ka fshirë te mëngët e fanelës së Ronaldos. Këtë episod Ronaldo nuk e ka parë, por foto tregon qartë veprimin e shëmtuar të brazilianit.

Mes të dyve pati shumë përplasje në dy ndeshjet e raundit të parë më eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Ronaldo shënoi 3 gola nga 5 që shënoi në total Real Madrid, ndërsa brazilianit nuk i ngeli vetëm të konfirmojë respektin ndaj futbollistit më të mirë të edicionit të shkuar.

Gjatë qëndrimit prej 8 vjetësh me Barcelonën, Dani Alves ka patur përplasje të forta me Cristiano Ranaldon.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA