Ndryshe nga sfidat e një nate më parë në Champions, rezultati është zhbllokuar në të dyja takimet e kësaj të mërkure, që po zhvillohen në “Wembley” të Londrës dhe “Etihad Stadium” të Manchesterit.
Tottenhami ka kaluar në avantazh ndaj Juventusit, në atë që konsiderohet si supersfida e mbrëmjes, ndërsa Manchester City, edhe pse shënoi i pari ndaj Bazelit, nuk ka mundur të ruajë avantazhin, me zviceranët që kanë arritur të barazojnë shifrat në 45-minutëshin e parë të lojës.
Në Londër, autori i golit të vetëm është Son Heung-Min, me “Spurs”-at që hedhin një hap më shumë drejt çerekfinaleve të Championsit, duke pasur parasysh rezultatin 2-2 të takimit të parë në “Allianz Stadium” të Torinos.
Ndërsa në Manchester, golit të shënuar nga Gabriel Jesus për ekipin e Guardiolës i është kundërpërgjigjur Elyounoussi, i zviceranëve të Bazelit, që sot zbresin në fushë pa mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Por, edhe këtu fatet e kualifikimit duken të vendosura, pas fitores së thellë 4-0 të anglezëve në Zvicër.
Top Channel