Ngacmimet seksuale, dështon marrëveshja për shitjen e kompanisë së Weinstein

07/03/2018 10:54

Grupi i investitorëve të cilët dëshironin të blinin aksionet e kompanisë Weinstein, duke e shpëtuar atë nga falimentimi pas skandalit për abuzim seksual që ka përfshirë themeluesin e saj, Harvey Weinstein, kanë anuluar marrëveshjen duke e justifikuar me faktin e mungesës së fizibilitetit të kompanisë.

Gruaja e cila do të blinte aksionet e kompanisë ishte 62-vjeçarja, Maria Contreras-Sweet, me origjinë meksikane, e cila ka punuar në administratën e Obamës si kryetare e bizneseve të vogla.

Ishte vetë Maria Contreras-Sweet e cila dha njoftimin.

Sipërmarrësja nuk dha detaje të mëtejshme, por specifikoi se grupi mund të jetë ende i interesuar në blerjen e disa prej pasurive të studimit nga procedura e falimentimit.

Marrëveshja për kompaninë e Weinstein nevojitej për t’i dhënë fund vuajtjeve të kompanisë së prodhimit të filmit, një nga më të fuqishme në Hollywood, me një marrëveshje me vlerë prej rreth 500 milionë dollarë, duke përfshirë edhe supozimin e borxhit të akumuluar nga kompania, të kontabilitetit në 225 milionë dollarë.

Marrëveshja, themelet e së cilës u vendosën nëntorin e kaluar, pasi Henry Weinstein u shkarkua pas ankesave të abuzimit dhe ngacmimit nga shumë gra.

Por tashmë që gjithçka është anuluar kompania duhet të mbyllet brenda 40 ditëve.

Ideja e Contreras ishte që t’ia besonte drejtimin e kompanisë një gruaje në të ardhmen, për ti dhënë një natyrë simbolike të shkuarës. Gjithashtu bordi i ardhshëm i korporatës synonte që shumica të kryesohej nga femrat.

Gjithashtu, ishte planifikuar të krijohej një fond për të kompensuar viktimat e abuzimeve që, sipas thashethemeve, do të ishin rreth 80-90 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA