Mbrëmja e radhës e NBA nuk dhuroi surpriza pasi të mëdhatë e këtij kampionati i fituan ndeshjet e tyre respektive. Bostoni mundi me lehtësi Chicagon në United Center me rezultatin 105-89 duke iu afruar më shumë Torontos që kryeson renditjen e Konferencës së Lindjes.

Boston e zgjidhi ndeshjen në favorin e tij që në periodën e parë kur krijuan një avantazh prej 19 pikësh, 35-16. Diferenca u thellua akoma më shumë me kalimin e minutave me Celtuics që arriti të krijojë edhe një diferencë prej 37 pikësh kundrejt Bulls. Vetëm në periodën e fundit, Bostoi lëshoi pak pe duke bërë që Chicago të shkurtojë diferencën me të në 16 pikë. për Bostonin që ishte pa Kyrie Irving, ai që shkëlqeu ishte Jaylen Brown me 21 pikë të shënuara, ndërsa për Chicagon, shënuesi më i mirë ishte Denzel Valentine me 20 pikë, me basketbollistin që e nisi sfidën nga stoli.

Fitore të lehtë arriti edhe Cleveland ndaj Detroit. Në Quicken Loans Arena, skuadra nënkampione e mbylli sfidën me rezultatin 112-90. në dy periodat e para u vu re një lloj ekuilibri mes dy skuadrave. Gjkerat ndyshuan pas pushimit të ndeshjes kur Cavaliers mori frenat e lojës në dore duke marrë një avantazh prej 20 pikësh. Detroit e pati të pamundur të reangonte në këtë ndeshje duke ia bërë akoma më të lehtë punën skuadrës së Cleveland për të cilën spikati i zakonshmi LeBron james me 31 pikë, 7 topa në tabelë e 7 asssit. Mjaft mirë u shfaq edhe Larry nance Jr me 25 pikë e 15 topa në tabelë, duke regjistruar statistikat më të lartë në karrierën e tij.

San Antonio ngre kokë dhe regjistron një fitore të rëndësishme ndaj memphis grizzles 100-98. Skuadra teksane vinte në këtë përballje në një moment krize duke qenë se në 10 ndeshjet e fundit kishte fituar vetëm 2 herë. Memphis luajti më mirë në 3 periodat e para, por në çastet e fundit ishte San Antonio që u shfaq më e freskët në parket duke marrë edhe këtë fitore me shumë vlera për skuadrën e Popovuich, spikatën lojtarët e aktivizuar nga stoli, Tony Parker me 23 pikë, Bertans me 17 dhe Danny Green me 14. për memphis Grizzlies nuk mjaftuan 21 pikët e Brooks dhe 23 tyë marc Gasol që fitpi sfidën individuale me vëllai e tij Pau, për të evituar humbjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA