Belgjika, Lukaku ende nuk është gati, nuk do të jetë titullar ndaj Iranit

19/06/2026 23:58

Hyrja e tij në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Egjiptit ishte vendimtare. Si në kohët e vjetra. Siç ka bërë gjithë jetën e tij me Red Devils. Romelu Lukaku refuzoi me humor elozhet për golin e barazimit të Belgjikës në ndeshjen e parë të saj në këtë Botëror por kjo nuk e mohon faktin se ai rezultoi thelbësor.

E megjithatë ai ende nuk është gati që të jetë titullar në sfidën e dytë, atë ndaj Iranit. Sipas burimeve të Federatës Belge të Futbollit, rreziku që sulmuesi të pësojë një tjetër dëmtim është shumë i lartë. Vlen të kujtojmë se ky sezon ka qenë shumë i trazuar për Lukakun i shoqëruar me probleme fizike dhe mentale.

Në 14 gusht të 2025, në një ndeshje të Napolit gjatë fazës përgatitore, sulmuesi preku fundin. Një dëmtim i rëndë muskular bëri që të braktisë fushën e lojës dhe aty nisën muaj të tëre vuajtjesh, deri në ditën e ndeshjes me Egjiptin kur Big Rom u kthye të buzëqeshë.

Për më tepër, te Napoli ka luajtur apo nuk ka luajtur 1 orë pas një përplasjeje me presidentin De Laurentiis. Për këtë arsye, kthimi i tij në atë mënyrë është gëzimi më i madh për Lukakun dhe atyre që vuajtën bashkë me të për gjithë këta muaj. Por duhet treguar kujdes, theksojnë në belgjikë. Romelu Lukaku nuk është ende gati. Big Rom është një lojtar i tillë që duhet të jetë në 100% të formës për të qenë totalisht efektiv. Gjatë kësaj kohe sulmuesi është stërvitur me filialin e Anderlechtit për të rikuperuar formën e tij më të mirë fizike. Një formë që në Belgjikë shpresojnë që ta shohin në sfidat e ardhshme të Botërorit.

Top Channel