Orët e fundit të Davide Astorit, “PlayStation” dhe “Whatsapp”…

05/03/2018 11:32

Ndarja nga jeta e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori shokoi botën e futbollit, duke marrë reagime të shumta nga mbarë globi.

Por si ishin orët e fundit të Davide Astorit? “Sportmediaset” shkruan se personi i fundit me të cilin ishte takuar ishte portieri Sportiello, me të cilin ka shkëmbyer edhe mesazhin e fundit në “Whatsapp”.

Marco Sportiello dëshmoi edhe për hetuesit për orët e fundit që kaloi me Astorin.

Pas darkës, kapiteni i Fiorentinës, si zakonisht, u qetësua në dhomën e portierit duke luajtur “PlayStation”. Në orën 23:00, 31-vjeçare kthehet në dhomën e tij i vetëm. Në orën 23:34 minuta, Astori ka shkëmbyer edhe mesazhin e fundit me Sportiellon.

“Ke harruar këpucët te mua”, i shkruan Sportiello, ndërsa Astori i kthen përgjigje: “Faleminderit, nuk më duhen tani, i marr në mëngjes”. Një takim, që për fat të keq nuk ndodhi kurrë!

Rreth orës 09:30 minuta të mëngjesit, zbulimi tragjik. Astori u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Në dhomë, gjithçka dukej në rregull, mbi tavolinë vetëm telefoni, ndërsa nuk kishte ujë. Një shenjë për hetuesit se kapiteni shkoi i qetë në shtrat.

Autopsia pritet të kryhet në orët në vazhdim, por gjithçka të çon në një vdekje natyrale. Megjithatë, gjithçka duket e pashpjegueshme, pasi lojtari kishte kryer analizat më 28 shkurt dhe asnjë problem nuk ishte zbuluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA