Kapiteni ndërroi jetë, Fiorentina i rinovon kontratën

05/03/2018 20:15

Këto ditë pritej që të rinovonte kontratën dhe për këtë duhej të paraqitej në zyrat e Fiorentinës për të hedhur firmën në kontratën e re.

Por, Davide Astori ndërroi jetë krejt papritur këtë të dielë duke tronditur botën e futbollit, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën.

E në gjithë këtë dhimbje, familja e kapitenit të Fiorentinës është ajo që vuan më shumë. Për t’ja lehtësuar disi dhimbjen, mediat sportive në Itali shkruajnë se klubi “Vjolë” ka vendosur që t’i ofrojë rinovimin dhe në mungesë të lojtarit të ndjerë, do të jenë familjarët ata që do të firmosin.

Bëhet fjalë për një kontratë sa simbolike, aq edhe formë ndihme dhe ngushëllimi për familjen e Davide Astorit, në llogaritë e së cilës do të derdhet “rroga” vjetore e kapitenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA