Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Nëse mendoni se koha kur një robot do të na zëvendësojë edhe në punët njerëzore më të rëndomta është e largët, mendojeni edhe njëherë!
Në një restorant në Pasadena të Los Anxhelesit Flippy është pjesëtari më i ri i personelit dhe detyra e tij është e thjeshtë.
Roboti është i vendosur në kuzhinë i ngarkuar që të kthejë qoftet, mishin e patatet që skuqen, për të mos i lënë të digjen. Duket qenë se Flippy nuk e ka shqisën e nuhatjes, për të dalluar një qofte të bërë nga një të pabërë, hyn në punë sistemi i avancuar i skanimit, me të cilin është i pajisur ky robot.
Kompania mëmë e Flippyt thotë se ky është prototipi i parë i një objektivi më ambicioz; ndërtimit të një rrjeti të gjerë robotësh në gjendje që të punojnë dhe shërbejnë në pikat e ushqimit të shpejtë (fast food).
Top Channel