Pjesëmarjen në Kupën e Botës nuk e refuzon dot dhe një personazh si Zlatan Ibrahimoviç, pavarësisht se gjigandi ka deklaruar tërheqjen, pas finleve të Euro 2016.
“Më mungon kombëtarja, por nuk besoj se do të më thërrasin. Nëse duan që të kthehem do ta bëj”, deklaroi në një intervistë për mediat skandinave sulmuesi 37-vjeçar, që është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi në gju.
Ndeshja e fundit që Ibra luajti me kombëtaren e Suedisë ishte ajo kundër Belgjikës në Euro 2016: një lamtumirë pa shumë lavdi për gjigandin e sulmit, pasi në atë Evropian, Suedia nuk arriti të kalonte as fazëne grupeve. Ibra numëron 116 prezenca në përfaqësuesesn e Suedisë dhe 62 gola të shënuar dhe ka qenë për shumë kohë kapiteni simbol i kësaj skuadre. Pas largimit të tij nga përfaqësuesja, Suedia ka bërë një ngjitje të shpejtë dhe këtë më mirë e dinë italianët, që mbetën jashtë Botërorit. Dhe me Rusinë ‘në xhep‘, duket se dhe Ibrës i ka ardhur dëshira për t’u rikthyer në përfaqësuese.
Gjithësesi sulmuesi shtatlartë është duke kaluar një fazë rikuperimi nga dëmtimi në gju që nxorri nga skena 7 muaj më parë. Rikthimi në fushë I Ibrës pritet në javët e ardhshme, ndërsa duket në fazë të mirë, teksa është parë me miqtë e tij duke luajtur tenis.
Top Channel