Trump premton sanksionet më të forta për Korenë e Veriut

23/02/2018 17:20

Ulja e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut nuk është reflektuar në Uashington, përkundrazi.

Presidenti Donald Trump deklaroi se do të vendosë listën më të zgjeruar të vendosur ndonjëherë ndaj Penionit për programin e tij bërthamor.

“Do të godasin mbi 50 kompani të transportit detare e ajrore si dhe biznese tregtare, që po ndihmojnë Korenë e Veriut të shmangë sanksionet”, deklaroi Trump.

Masat pritet të bëhen publike shumë shpejt. Edhe Departamenti Amerikan i Thesarit ka shprehur vendosmërinë që të ndërmarrë veprime për të ulur edhe më tej burimet e karburantit dhe të të ardhurave që Penani përdor për të mbështetur programin e tij bërthamor.

Njoftimet për sanksionet e reja vijnë në kohën kur në Korenë e Jugut janë duke u zhvilluar Lojërat Olimpike Dimërore, që kanë shkrirë disi akujt mes Penianit dhe Seulit, aq sa të dy shtet u paraqitën me një ekip të përbashkët.

Top Channel