I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital
Barnaby Joyce thotë se do të dorëhiqet nga posti i zëvendëskryeministrit të Australisë, pas një sage që e dëmtoi rëndë politikisht, që nisi me një marrëdhënie jashtëmartesore të tij me një ish-pjesëtare të stafit.
Joyce tha se do të paraqesë të hënën letrën e dorëheqjes si udhëheqës i partisë “Nationals”, partnere e koalicionit qeveritar. Më herët, ai u kishte rezistuar kërkesave për të dhënë dorëheqjen, pavarësisht aludimeve dhe zërave për sjelljen e tij.
Skandali ka dominuar politikën australiane prej më shumë se dy javësh. Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, e falënderoi në një deklaratë Joycen për shërbimet e tij.
Zërat mbi aferën e Joyce nisën pasi ai dhe Vikki Campion, ish-këshilltare për mediet, u fotografuan së bashku në një lokal në Sydney në shkurt të vitit 2017. Në prill, ish-bashkëshortja e tij, Natalie, raportohet se ishte përballur me Campion në lidhje me zërat.
Muajt në vijim, Joyce përshkruhej nga kolegët e tij të partisë si totalisht i çorientuar. Për të parën herë, ai e pranoi aferën me Campion më herët këtë muaj, por fillimisht ai refuzoi të dorëhiqej, duke këmbëngulur se çështjet private mbeten private.
Top Channel