Dogana online, Rama: Nuk do të ketë më mënyrë tradicionale

31/01/2018 14:06

Vlerësimi në dogana nuk do të ketë rrugën tradicionale të letrave për një periudhë 30 apo 45 ditësh, pasi prej së mërkurës gjithçka kalon online.

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar zyrën e vlerësimit të doganave në Drejtorinë e Përgjithshme ku dhe tha se nuk ka rrugë tjetër veç asaj dixhitale.

“Është e njëjta gjë si në të gjitha sistemet online ku ne kemi sot për shkak të investimeve dhe vëmendjes së madhe që i kemi krijuar disa qindra shërbimeve online, po shfrytëzimi i tyre është ende shumë i ulët, për shkak dhe të alternativës. Preferohet, dhe kjo ka ndodhur dhe në vende lider në botë, që preferohet mënyra tradicionale. Në rastin konkret duhet dhënë mesazh të qartë që nuk ka rrugë tjetër. Rruga tradicionale nuk do të lejohet më po themi brenda 30 apo 45 ditësh, derisa të kolaudohet sistemi”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA