Vite më parë, ajo u diagnostikua me kancer dhe rasti i Ambra Medas u bë i famshëm, jo për shkak të sëmundjes së saj, por si adoleshentja në atë kohë dilte në video të ndryshme dhe shprehej besimplotë se do ia dilte të mposhte sëmundjen e saj.

Rasti i saj preku zemrat e shumë shqiptarëve, të cilët në jo pak raste i dërgonin mesazhe mbështetjeje dhe urimesh për Ambrën, e cila gjatë kurimit në Gjermani nuk hezitonte të tregonte efektet anësore të kimioterapisë, por që gjithnjë thoshte se ajo do ia dilte të fitonte betejën për jetën.

E pas dy vitesh kura intensive, Ambra Meda ia doli të triumfojë ndaj sëmundjes së saj.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel” Ambra së bashku me dajën e saj, të komentatorin e njohur Dëfrim Met’hasani, ka treguar se ky i fundit ka qenë një prej përkrahësve të saj më të mëdhenj, kjo edhe falë aksesit që ai kishte në media, për të mbledhur edhe shumën e nevojshme për kurimin e saj. “Po të mos ishte daja, nuk do isha këtu”, u shpreh ajo gjatë emisionit.

Ndërkohë që komentatori Met’hasani, i lumtur për betejën e fituar nga mbesa e saj, tregon se ai bashkë me shumë të tjerë nga ky rast kanë marrë një mësim, i cili është se njerëzit në nevojë nuk duhen lënë të vetëm, pasi janë të dobët para këtyre rasteve.

“Duhet të jemi shumë njerëz bashkë për ta përballuar. Qe një mësim për të qenë akoma edhe më pranë njerëzve në nevojë. Kur jemi shumë, jemi edhe më të fortë për ta përballuar”, u shpreh Dëfrim Met’hasani që tregon se tani ka një ëndërr të dytë, atë që ta shohë nuse mbesën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA